Sistemi i mbrojtjes ajrore IRIS-T i prodhimit gjerman rrëzoi me sukses të gjitha objektivat “në ardhje” gjatë përdorimit të parë operacional të armëve nga Ukraina.
Kështu, siç shkruajnë mediat ukrainase, ka njoftuar ushtria ukrainase më 21 janar, përcjell Telegrafi.
Vadym, një teknik i mirëmbajtjes së raketave anti-ajrore që punon në sistem, tha se ai kishte kapur me sukses të gjitha objektivat.
“Sistemi gjerman është vërtet modern, i fuqishëm dhe efektiv”, citohet të ketë thënë ai.
Ai tha se fillimisht operoi me sistemin ukrainas të mbrojtjes ajrore Buk-M1, por më pas iu nënshtrua trajnimit në Gjermani.
“Njësia jonë ushtarake kundërajrore Buk-M1 eliminoi 10 objektiva, duke përfshirë helikopterët Mi-24 dhe avionët Su-30 dhe Su-35”.
“Në fillim ishim në afërsi të Çernobilit dhe më vonë u zhvendosëm. Kur m’u ofrua të stërvitesha në Gjermani, e pranova ofertën pa hezitim, ndonëse e kuptova që një përgjegjësi e madhe më shoqëronte, sepse IRIS-T është një nga sistemet më të reja të mbrojtjes ajrore”.
Ndryshe, thekson “The New Voice of Ukraine”, më 11 tetor 2022, Gjermania transferoi në Ukrainë sistemin e parë, nga katër të premtuara, sistemet moderne të mbrojtjes ajrore IRIS-T. /Telegrafi/