Forcat ukrainase raportohet se kanë shkatërruar sistemin artilerik rus 2S7 Pion me kalibër prej 203 mm, që u godit me sistemin raketor amerikan HIMARS.
Ishin operativët ukrainas nga rajonit i Luhanskut që publikuan videon e sulmit.
Sipas grupit Operacional dhe Strategjik Khortytsia në Telegram, ukrainasit kanë arritur të godasin Pionin rus me artileri precize në afërsi të Lysychanskut.
“Në kohën e sulmit, municioni po shkarkohej nga kamioni Kamaz”, në raportin e Khortystia, transmeton Telegrafi.
Pamjet nga droni fillimisht shfaqin artilerinë ruse, para se ukrainasit të fillonin sulmin e tyre. Një shpërthim i madh pason, që ngrit në ajër një re të madhe tymi.
Pion, sistem artilerik rus, fillimisht u dizajnuar për të shkatërruar objektivat kritike të armikut duke përdorur municion bërthamor – që shkrepet nga një distancë prej 47 kilometrash.
Zhvillimi i Pion nisi më 8 korrik të vitit 1970, me testimet e përfunduara më 1973. Megjithatë testet fillestare treguan se shkrepja e predhave të artilerisë nuk shkuan aq larg sa ishin pritjet. /Telegrafi/