Telegrafi

Me sistem kundërajror e mortaja, ukrainasit rrëzojnë dronët rusë – publikohen pamjet

Ushtria ukrainase duket se ka gjetur metoda efektive për të shkatërruar dronët e ushtrisë ruse.

Videoja e publikuar më poshtë, shfaq ukrainasit duke përdorur sistemet kundërajrore dhe mortaja të sofistikuara për t’i rrëzuar dronët dhe fluturaket e tjera ruse, transmeton Telegrafi.

Akoma nuk dihet lokacioni i saktë i këtij sulmi, por ukrainasit muaj më parë filluan kundërofensivën me të cilën mëton të çlirojë çdo pëllëmbë të territorit të Ukrainës.

Kujtojmë që rusët kishin kërkuar ndihmën e iranianëve për t’ju dërguar dronë kamikazë, me të cilët sulmonin ndërtesat kolektive të civilëve ukrainas, pavarësisht se Moska pretendon se ka për qëllim vetëm infrastrukturën ushtarake.

Në disa video janë parë dronët iranian duke shpërthyer në ndërtesa kolektive në qytetet ukrainase.

E presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pati pranuar javë më parë se Shtabi i Përgjithshëm është mbledhur, për të hartuar planin se si duhet të rrëzojnë dronët. /Telegrafi/