Sirenat për sulm të mundshëm ajror janë dëgjuar sot në qytet Ashkelon dhe Ashdod në jug të Izraelit, duke paralajmëruar lansimin e raketave nga Rripi i Gazës, duke bërë kështu që fjalimi i kryeministrit Benjamin Netanyahu të ndërpritet për shkaqe sigurie.
Pikërisht në ato momente Netanyahu po i drejtohej të pranishmëve në Ashdod, kur me shpejtësi të madhe u largua nga skena nga pjesëtarët e sigurimit, transmeton Telegrafi.
Megjithatë në ato momente paniku lideri izraelit i është drejtuar masës, duke u thënë që të ruajnë gjakftohtësinë. Në anën tjetër, disa banorë të këtij qyteti kanë deklaruar se kanë dëgjuar shpërthime, por policia e komunës së Ashdodit kanë njoftuar se asnjë raketë nuk e ka goditur qytetin.
Ndryshe ushtria izraelite ka bërë të ditur se është duke hetuar rastin, e mediat izraelite se nga Rripi i Gazës janë shkrepur dy raketa në drejtim të jugut të Izraelit, dhe se ato janë shpërthyer në ajër nga sistemi kundërajror i njohur si “Kupola e çeliktë”. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=wTBuwzhubuA
Netanyahu, 'Mr. Security,' taken off stage at campaign rally following Gaza rocket attackhttps://t.co/gcTHPFCxV1 pic.twitter.com/qSGkYvEwOQ
— Haaretz.com (@haaretzcom) September 10, 2019