Në disa pamje të publikuara nga mediat e huaja dëgjohen sirenat e sulmit ajror në Kiev të Ukrainës herët të enjten pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një “operacion special ushtarak” në Ukrainë, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se trupat e tij do të ndërmarrin veprime në rajonin e Ukrainës të kontrolluar nga separatistët, të cilin ai e shpalli të pavarur këtë javë.
Ndërkohë ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleb, ka shkruar në Twitter se Putini ka nisur “pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës”.
Air raid sirens heard in Ukraine’s Kyiv early on Thursday after Russian President Putin announced a “special military operation” in Ukraine pic.twitter.com/Y10GFBa0RC
— TRT World (@trtworld) February 24, 2022
“Qytetet paqësore të Ukrainës janë nën sulme. Kjo është një luftë agresioni. Ukraina do të mbrojë veten dhe do të fitojë. Bota mund dhe duhet ta ndalojë Putinin. Koha për të vepruar është tani”, ka shkruar ai në Twitter.
Ndërsa menjëherë pas sulmeve, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka “aktivizuar” ligjin ushtarak dhe u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë të qetë në një fjalim të shkurtër video të enjten në mëngjes. /Telegrafi/