Telegrafi

Sipas zyrtarëve të Pentagonit, forcat ruse kanë ngecur në shumë pjesë të Ukrainës

Sipas zyrtarë të lartë amerikanë në Pentagon, forcat ruse kanë ngecur në shumë rajone të Ukrainë.

Sipas tyre nuk ka pasur ndonjë ndryshim sa i përket situatës në Mariupol, Chernihiv, Mykolaiv apo Kharkiv, transmeton Telegrafi.

“Nuk është bërë progres drejt avancimit në Kiev, ata progres nuk kanë bërë askund në veri”, kanë shtuar zyrtarët amerikanë.

Lexo po ashtu Vitali Klitschko: Mbi 100 civilë të vrarë në Kiev

Në Mariupol, forcat ruse po vazhdojnë të përdorin raketa me rreze të gjatë veprimi, por nuk kanë mundur ta marrin kontrollin e këtij qyteti.

Ndryshime nuk ka pasur as në hapësirën ajrore, ku forcat ruse po pësojnë humbje çdo ditë, qoftë në aeroplan apo helikopterë luftarakë.

Lexo po ashtu Zbulohen detajet për helmimin e Roman Abramovichit dhe tre anëtarëve të ekipit negociues të Ukrainës

Pentagoni ka njoftuar se forcat ruse kanë shkrepur më shumë se 1.370 raketa në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit. /Telegrafi/