Site icon Telegrafi

Sipas ushtarakut amerikan, mesatarja e mbijetesës së një ushtari në luftimet në lindje të Ukrainës është katër orë

Jetëgjatësia mesatare e një ushtari në vijën e frontit në lindje të Ukrainës është vetëm katër orë, tha për ABC News, një marins amerikan në pension, i cili po lufton përkrah forcave ukrainase në rajonin e Donbasit.

“Ishte shumë keq në terren, shumë viktima. Jetëgjatësia është rreth katër orë në vijën e parë”, shtoi luftëtari amerikan Troy Offenbecker, transmeton Telegrafi.

Qyteti i shkatërruar nga lufta, Bakhmuti në lindje të Ukrainës, ka qenë vendi i disa prej luftimeve më të përgjakshme që nga fillimi i pushtimit rus ndaj fqinjit të saj gati një vit më parë.

Lexo po ashtu Sërish hakohen radio-stacionet ruse, intonohet himni i Ukrainës dhe transmetohet fjalimi i kreut të inteligjencës ukrainase

Beteja për qytetin, që kishte një popullsi të paraluftës prej rreth 73 mijë banorëve, ishte më e gjata në luftë.

Luftimet në Bakhmut janë aq të këqija”, tha Offenbeker, “saqë është quajtur makineri për bluarjen e mishit”.

Në fillim të janarit, një zyrtar i lartë ushtarak amerikan i përshkroi luftimet në dhe rreth qytetit, i cili duket se ka një rëndësi të kufizuar strategjike si për Rusinë ashtu edhe për Ukrainën, si “me të vërtetë të ashpra dhe të egra”.

Lexo po ashtu Si arritën ukrainasit të mashtrojnë rusët, Kremlini mendonte se po i shkatërrojnë sistemet raketore të Kievit – doli të jenë nga goma të mbushura me ajër

“Ju po flisni për mijëra e mijëra fishekë artilerie që po dërgohen midis të dyja palëve”, pati thënë zyrtari në atë kohë.

Bakhmuti ka qenë objektivi kryesor i forcave sulmuese ruse, të cilat përfshijnë ushtrinë e tyre të rregullt dhe grupin famëkeq Wagner, një organizatë mercenare e lidhur me Kremlinin.

Lexo po ashtu Washington Post publikon hartën e vendeve që i kanë vënë sanksione Rusisë

Rusia është nën “presion politik në rritje” për të dhënë disa fitore përpara përvjetorit të pushtimit, sipas inteligjencës së Ministrisë britanike të Mbrojtjes.

“Ka të ngjarë që Rusia të pretendojë se Bakhmuti u pushtua për të përkuar me përvjetorin, pavarësisht nga realiteti në terren”, thuhet në raportin më të fundit të inteligjencës britanike. /Telegrafi/

Exit mobile version