Që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, kanë humbur jetën të paktën 636 civilë, kanë bërë të ditur nga zyra për të Drejtat e Njeriut pranë Kombeve të Bashkuara, shkruan CNN.
Kjo statistikë tregon një rritje të frikshme prej 40 vdekjeve në baza ditore. E në mesin e të vdekurve është edhe një vajzë 6-vjeçe dhe 10 djem të vegjël, si dhe 30 fëmijë tjerë, gjinia e të cilëve akoma nuk dihet, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, është bërë e ditur se të paktën 1.125 civilë tjerë janë lënduar nga granatimet, sulmet ajrore si dhe këmbësoria ruse.
“OHCHR beson se të shifrat aktuale besohet të jenë shumë më të larta, në veçanti territorin që kontrollohet nga forcat ukrainase dhe që ditëve të fundit kanë qenë objektiv i sulmeve të pandërprera”, thuhet në raportin e kësaj organizate. /Telegrafi/