Ylli i Francës është i zemëruar me lojtarët e Barcelonës, sepse sipas gazetaës kataluanse, Sport, Lionel Messi dhe pjesa tjetër e ekipit nuk e duan atë.
Antonie Griezmann kohët e fundit njoftoi se po largohej nga Atletico Madrid dhe të gjithë e transferuan te blaugranat, por nuk ka progres në atë punë sepse lojtarët nuk e donë në ekip sulmuesin.
Para ndeshjes mes Valencias dhe Barcelonës në finalen e Kupës, Messi dhe Gerrard Pique u pyetën për transferimin e francezit në Barcelonë. Argjentinasi shkurtimisht dhe disi me indiferencë u përgjigj se nuk dinte asgjë për këtë blerje.
‼️ [? SPORT] | Antoine Griezmann is annoyed with the Barcelona dressing room after learning (via Sport) that he would not be welcomed at the club, if the Catalan club oves for him this summer
⚠️ He already said that he would leave Atletico. Now he’s in no man’s land ?#FCB pic.twitter.com/BtbzWK7jjP
— Barcaadmirers™ (@Barcaadmirers) May 30, 2019
Sport shkruan se Griezmann është duke pritur thirrjen e Barcelonës, por jo atë që ai shpresonte – francezi po pret konfirmimin se kampioni spanjoll nuk është më i interesuar për lojtarin.
Dhe tani ai do të duhet të mendojë për disa opsione të tjera. PSG dhe Manchester City janë gjithmonë në lojë, por kjo nuk është ajo që kampioni i botës do të dëshironte.
Ndryshe, vitin e kaluar, në momentin e fundit, francezi kishte anuluar transferimin tashmë të rënë dakord mes dyja klubeve dhe në këtë formë, blaugranat po e cilësojnë si mashtrim. /Telegrafi/