Site icon Telegrafi

Sindikata e Policisë: Këtë muaj duam t’i marrim rrogat sipas Ligjit të pagave

Shaban Tasholli, nënkryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës, ka deklaruar se kjo sindikatë dëshiron ta shoh implementimin e Ligjit të pagave, qysh në muajin dhjetor.

Tasholli tha se Sindikata e Policisë e kundërshton shfuqizimin e Ligjit për pagat.

“Pakënaqësia është në nivelin e lartë dhe nëse kërkesat tona mbesin ashtu siç dëshiron dikush, ne nuk do të rrijmë duarkryq”, tha ai.

Lexo po ashtu SBASHK-u nesër vendos rreth grevës së mundshme për të premten

“Nivelizimi i pagave është aprovuar nga qeveria. Kemi pasur vështirësi sepse paga e policëve ka qenë shumë e ulët. Jemi pajtuar, është pajtuar kryeministri dhe qeveria dhe është bërë ai ligj ashtu. E tani një punë që kalon të gjitha fazat të kthehet mbrapsht?!”, tha Tasholli, në Info Magazine të Klan Kosovës.

Lexo po ashtu Punëtorët shëndetësorë të premtën në grevë, kërkojnë pagat me ligj të ri

“Ne këtë muaj duam t’i marrim pagat ashtu siç është e nënshkruar”.

Tasholli nuk e anashkaloi mundësinë e futjes në greve, megjithatë theksoi se përderisa janë në pritje të pagave nuk do të ndërmarrin ndonjë veprim.

Exit mobile version