Site icon Telegrafi

Sinatra ishte trafikant kokaine, ai bashkëpunonte me Pablo Escobar?! (Foto)

Djali i bosit kolumbian të drogës, Pablo Escobar, ka deklaruar se Frank Sinatra ishte një partner i babait të tij në trafikimin e drogës.

Sebastian Marroquin e ka përshkruar legjendën e muzikës si “diler më të mirë të kokainës sesa këngëtar”.

“Ka shumë më tepër këngëtarë sesa mund të imagjinoni, të cilët i nisin karrierat e tyre falë sponsorimit nga trafikantët e drogës”.

“Nuk ka shkresa, vetëm fjalë. E di, sepse kam qenë shumë i afërt me babanë tim, ndërsa ai dhe partnerët e tij gjithmonë flisnin për këtë temë”, është shprehur djali i Escobarit në një intervistë për O Estado de Sao Paulo. /Telegrafi/

Exit mobile version