Site icon Telegrafi

Sinan Vllasaliu ‘shpërthen’ ndaj këngëve të Mozzikut dhe Don Xhonit: Turpi i botës

Sinan Vllasaliu është padyshim një prej artistëve më të suksesshëm shqiptar dhe ndër vite ka sjell projekte muzikore që vazhdojnë të dëgjohen dhe pëlqehen akoma.

Së fundmi, këngëtari i mirënjohur në një intervistë për “RTV Ora” në emisionin “Glamour Zone” ka folur për karrierën dhe jetën personale.

Por, Vllasaliu ndër tjera ka komentuar edhe artistët dhe reperët e rinj për tekstet dhe vokalin, ndërsa reagimi i tij ishte befasues ku nuk munguan kritikat drejt tyre.

Foto: Sinan Vllasaliu/Instagram

Këngëtari u pyet për vlerësim të këngëve të Don Xhonit me Loredanën, Mozzik dhe Butrint Imerin, për të cilat përveç komenteve negative ai gjithashtu reagonte me mimika që tregonin që nuk i pëlqejnë muzika që ata kultivojnë.

“Japonezët me ia rregullu tingullin, teknikisht nuk më pëlqen, duhet të këndosh ashtu si flet, ta shkrish fjalën”, ishte komenti i Sinanit kur dëgjoi bashkëpunimin e Don Xhonit me Loredanën “Gjuj për to”.

Ndërkohë, në komentin e tij për këngën “Shko” të Mozzik ai e quajti si “trupi i botës”.

“A është normal ky, çka i duket mirë, çka janë këto fjalë, ky është turpi i botës, nëse e merr gjuhën e rrugës të bësh karrierën kjo është zero, nuk kam koment”, u shpreh Vllasaliu.

Në anën tjetër, ende nuk ka asnjë reagim nga artistët e përmendur nga Sinan gjatë intervistës. /Telegrafi/

Exit mobile version