Site icon Telegrafi

Sinan Vllasaliu iu kundërpërgjigjet Don Xhonit dhe Mozzikut: Asgjë personale nuk kam, tekstet janë banale

Këngëtari i mirënjohur, Sinan Vllasaliu, vitin e kaluar kishte bërë disa deklarata të forta në drejtim të reperëve Mozzik dhe Don Xhon.

“Japonezët me ia rregulluar tingullin, teknikisht nuk më pëlqen, duhet të këndosh ashtu si flet, ta shkrish fjalën”, ishte komenti i Sinanit kur dëgjoi bashkëpunimin e Don Xhonit me Loredanën “Gjuj për to”, kishte thënë ai.

E mbi këtë deklaratë, Vllasaliu kishte marrë reagime nga të dyja palët, si nga Don Xhon ashtu edhe nga Mozzik.

Mozzik (Foto: Facebook)

Kjo temë është rikthyer sërish në vëmendje në një intervistë të fundit të tij dhënë për Ora News, ku mes të tjerash ka potencuar se nuk ka asgjë personale me rep-artistët.

“As nuk e njoh këtë çunin as nuk e di. Mua më janë lëshuar tekstet e tyre dhe ato tekste banale nuk i kam shkruar unë. Kurgjo personale nuk kam. Tekstet janë banale” – tha Sinani i pyetur mbi këtë temë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version