Site icon Telegrafi

Simulohet shorti për play-off-in e Ligës së Evropës: Vështirë për Unitedin e Romën, më lehtë për Juventusin dhe Barcelonën

Të hënën e javës që po vije, nga ora 13:00, do të hidhet shorti i Ligës së Evropës për fazën e ply-off-it.

Ky rreth i garës së dytë më të madhe të UEFA-s në Evropë mund të sjell përballje interesante, derisa një short simulues është bërë tashmë.

Përballja më interesante në këtë simulim është ajo në mes të Ajaxit dhe Manchester United, duke e vënë kështu Erik ten Hagun përballë ish-skuadrës së tij.

Një takim aspak i lehtë në letër do të ishte edhe për Romën, që do të takohej me Bayer Leverkusenin.

Juventusi që ra nga Liga e Kampionëve, parashihet të takohet me PSV Eindhoven, ndërsa Barcelona do kishte punë me Rennes.

Më poshtë mund të shikoni shortin e simuluar dhe përballjet e tjera që mund të bijen në play-offin e Ligës së Evropës. /Telegrafi/

Exit mobile version