Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, dukej sikur kishte një dhimbje serioze gjatë fundit të ndeshjes së mbrëmshme të Ligës së Kampionëve kundër Dynamo Kyivit, por arriti të ngritet shpejtë për ta ndihmuar skuadrën për të mos pësuar gol.
Barcelona arriti të fitojë me rezultat minimal 1-0 ndaj ukrainasve në udhëtim për të mbajtur gjallë gjasat për kualifikim tutje.
Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga adoleshenti spanjoll, Ansu Fati, në minutën e 70-të.
Megjithatë, njëri nga më meritorët e fitores padyshim se ishte kapiteni i skuadrës, Busquets.
Mesfushori spanjoll është gjithmonë në ndihmë të skuadrës dhe në fund të ndeshjes arriti të bëjë një rikuperim të shpejtë, edhe pse dukej i lënduar.
Në minutën e 88-të të ndeshjes, 33-vjeçari kontrovers pati një duel me kundërshtarin, ku mbeti i shtrirë, por pasi gjyqtari nuk ndali lojën, ai u ngrit shpejt dhe vazhdoi.
Sigurisht Busquets ndau opinionin me veprimet e tij në fushë, pasi disave iu duk qesharake dhe simulim, ndërsa disa tjerë e vlerësuan për ngritjen e shpejt dhe rikuperimin që bëri brenda sekondave. /Telegrafi/
https://twitter.com/okpaIV15/status/1455783471192936451