Bosi i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka paralajmëruar Juventusin se stadiumi Ëanda Metropolitano do të jetë shpërthyes në ndeshjen e parë të 1/8-ës së finales së Ligës së Kampionëve.
Metropolitano është edhe stadiumi i finales së Ligës së Kampionëve këtë sezon dhe Simeone pret atmosferë super të zjarrtë që shpreson se do të ndihmojë ekipin ndaj Juventusit.
“Unë kam dëshirë të madhe ta luaj këtë ndeshje”.
“Është burim krenarie që të luajmë në ndeshje të tilla ndaj ekipeve kaq të forta. Ata na ndihmojnë të ngritemi”.
“Të kalojmë në rrethin tjetër dhe rritja si ekip na jep gjërat për të cilat kemi nevojë. Finale e hershme? Jo, është 1/8-ta e finales dhe këtu s’ka trofe. Ne po luajmë ndaj një ekipi shumë të fortë me mbështetje të forta, mbi të gjitha, me një trajner i cili ka punuar për shumë vite me top lojtarë”.
“Kur them këtë, ne do të tentojmë që të shfaqim cilësitë tona dhe t’ua bëjmë të vështirë atyre. Koke startues? Ai po ndihet mirë dhe dëshiron të luajë. Ai ose Lemar mund të luajnë”.
“Dybala startues? Mandzukic ka luajtur në të majtë sezonin e kaluar, kështu që nuk do të thotë se ata do të luajnë me tri sulmues”.
“Ata janë ekip i madh, por ne mendojmë për vete. Ne luajmë në një stadium të jashtëzakonshëm që do të shpërthejë dhe ne duhet që t’i përgjigjemi asaj atmosfere”.
“Diego Costa në fushë për 90 minuta? Jo, ai nuk mund ta bëjë këtë. Juventusi? Fuqia e tyre është klubi”.
“Në nivel politik? Jo, unë po flas për futboll dhe jo politik. Fuqia jonë qëndron në rritjen që kemi bërë në 10 vitet e fundit”.
“Juve favorite? Askush nuk fiton nga ky cilësim. Ronaldo ka bërë zgjedhje të mirë duke shkuar në një ekip të konsoliduar si Juventusi, por ne mendojmë vetëm për ekipin tonë”, deklaroi Simeone.
Skuadra e Atleticos për ndeshjen naj Juves: Adan, Oblak, Filipe Luis, Arias, Savic, Juanfran, Gimenez, Thomas, Koke, Saul, Lemar, Rodri, Vitolo, Greizmann, Kalinic, Correa, Diego Costa, Morata.
/Telegrafi/