Site icon Telegrafi

Simeone përballet me dënim nga UEFA shkaku i festës ndaj Juventusit  

Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Simeone, rrezikon një ndalim për ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.

Atletico Madridi fitoi me rezultat 2-0 ndaj Juventusit në ndeshjen e parë të 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.

Simeone shkaktoi polemika me festën e tij pasi Atletico mori epërsinë kundër Juventusit të mërkurën në mbrëmje, duke u kthyer drejt tifozëve në Wanda Metropolitano dhe duke kapur organet e tij gjenitale.

Lexo po ashtu Simeone feston në mënyrë të shëmtuar golin e Gimenez ndaj Juventusit

Megjithëse ish-mesfushori i Interit dhe Lazio këmbënguli se gjesti i tij ‘erdhi nga zemra’, shumë e konsideruan atë si një protestë ndaj VAR-it, e cila penalizoi dy herë skuadrën e tij.

Festa e ‘ekzagjeruar’ nga Simeone

Gazzetta dello Sport pretendon se UEFA mund të hapë procedura disiplinore bazuar në raportet e shkruara nga gjyqtari Felix Zwayer dhe delegati i ndeshjes.

Në këtë rast, trajneri argjentinasi nuk do të ishte në gjendje të drejtonte ekipin në ndeshjen kthyese në Torino.

Lexo po ashtu Simeone tenton ta justifikojë gjestin e turpshëm, flet edhe për fitoren dhe ndeshjen kthyese

Përndryshe, UEFA mund të marrë një vështrim më të afërt të incidentit nëpërmjet një inspektori ose të mos ndërhyjë fare dhe të marrë parasysh gjestin thjesht “të ekzagjeruar” nga Simeone.

Ndeshja e dytë do të luhet në 12 mars në Allianz Stadium me Bianconerët që do të tentojnë të shkrijnë disavantazhin 2-0. /Telegrafi/

Exit mobile version