Telegrafi

Simeone nuk i ka humbur shpresat

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, beson se skuadra e tij akoma ka shpresa për t’u kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve.

Real Madridi fitoi me rezultat 3-0 me het-trikun e Cristiano Ronaldos dhe është me një këmbë në finale, por Los Rojiblancos nuk i kanë humbur shpresat.

“Futbolli është një lojë e mrekullueshme dhe gjithçka mund të ndodhë”, ka thënë strategu argjentinas.

“Unë akoma mendoj se kemi gjasa për të vazhduar tutje”, ka shtuar ai.

Ndeshja kthyese ndërmjet dy rivalëve të kryeqytetit spanjoll zhvillohet pas një jave në Vicente Calderon. /Telegrafi/