int(1) Simeone: Nuk e kam pyetur Moratan për ta transferuar - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Simeone: Nuk e kam pyetur Moratan për ta transferuar

Diego Simeone insiston se ai nuk e ka pyetur Alvaro Moratan për ta transferuar te Atletico Madridi gjatë verës.

Duke folur para ndeshjes së Atleticos ndaj Eibarit që zhvillohet të sthunën, Simeone thotë se ai nuk ka menduar për Moratan dhe as që e ka pyetur atë për një transferim.

“A kam kërkuar nga Morata që të vij këtu? Unë nuk e kam bërë këtë, kam bërë shaka”, theksoi Simeone.

Ai shtoi se spekulimet atij nuk i interesojnë.

Të njëjtin pohim tekniku i Atleticos e bëri kur u pyet edhe për Lacazetten, duke thënë se kjo nuke preokupon atë.

Mesjavën e ardhshmë Simeone do të ketë punë të vështirë ku duhet të rikuperojë deficitin prej 3-0 nga Real Madridi. /Telegrafi/

Exit mobile version