Site icon Telegrafi

Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Atletico Madridi është jashtë Ligës së Kampionëve në fazën e 1/8-tës pas një humbjeje me penallti ndaj rivalëve të qytetit Real Madridit.

Los Colchoneros fituan ndeshjen e dytë 1-0 pas një goli të Conor Gallagher brenda 30 sekondave, por ata nuk mundën të bënin sa duhet, duke humbur 4-2 në penallti.

Ishte një paraqitje për t’u krenuar për Atleticon, dhe trajneri Diego Simeone e bëri të qartë këtë gjatë reagimit të tij pas ndeshjes.

Simeone dha vlerësimin e tij për 120 minutat në ‘Metropolitano’, në të cilat ai beson se skuadra e tij do të kishte qenë plotësisht fitues i merituar i kësaj ndeshje.

Lexo po ashtu Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

“Nuk do të flisja për fat. Do të flisja sa ndihem krenarë për skuadrën që kemi, mënyrën se si garojmë gjithmonë dhe kjo do të mbetet në historinë e këtij procesi që kemi në klub. Ishte një ndeshje e kontrolluar shumë mirë në çdo kohë. Ne patëm raste për të shtuar rezultatin, nuk patëm saktësinë në fund, ata kontrolluan posedimin pa raste. Erdhi penalltia, ata humbën dhe mendoj se bëmë një lojë të pabesueshme”, ka thënë fillimisht Simeone.

“Jam krenar për lojtarët tanë. Sigurisht ata na mundin gjithmonë në Ligën e Kampionëve, por ata e kanë të vështirë, ata me të vërtetë kanë një kohë të keqe”.

Lexo po ashtu Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

Simeone ka reaguar edhe ndaj polemikave për gjuajtjen e penalltive. Penalltia e Julian Alvarez u vlerësua si një goditje e paligjshme nga ekipi i VAR, i cili deklaroi se sulmuesi argjentinas kishte prekur topin me të dyja këmbët.

“Penalltitë nuk punohen, janë të ndryshme në ndeshje. Ata më thonë se Julian duket se e prek ose nuk e prek topin kur gjuan – nëse gjyqtari e konsideron do të ketë qenë kështu”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/

Exit mobile version