Telegrafi

Simeone: Milani ishte më superior se ne deri te kartoni i kuq

Diego Simeone e ka pranuar se Milani ishte padyshim superior ndaj tyre derisa kartoni i kuq ndryshoi lojën, pastaj Atletico Madridi provoi gjithçka deri sa mori fitoren.

Rossonerët ishin dominues dhe kaluan në avantazh përmes Rafael Leao, por kartoni i dytë i verdhë i Franck Kessie pas 29 minutave lojë e transformoi ndeshjen në San Siro.

Në fund, Atletico gjeti golin e barazimit me anë të Antoine Griezmann (84’) dhe mori fitoren 2-1 me një penallti shumë të diskutueshme në shtesë të konvertuar nga Luis Suarez.

“Le të fillojmë nga e para. Milani ishte superior ndaj nesh, luajti një stil shumë të shpejtë dhe dinamik të futbollit, të cilin ne tashmë e pamë të luante kundër Liverpoolit”, ka thënë fillimisht Simeone për Sport Mediaset.

“Natyrisht, pas kartonit të kuq, ata filluan të japin territor dhe ne filluam të hynim në një lojë që as nuk e kishim filluar”.

“Pas pushimit, ne dolëm të uritur, duke u përpjekur të shpërthejmë një ekip që ishte i mirë i organizuar. Na duhej vërtet kjo fitore”.

Simeone u pyet nëse gjyqtari kishte ndikuar në lojë, për shembull me kartonin e kuq të Kessie dhe penalltinë jashtëzakonisht të diskutueshme.

“E pranoj kur ishte 11 kundër 11, Milani ishte më i mirë, kjo nuk ka dyshim. Ne luajtëm pjesën e dytë duke vazhduar me gjithçka që kishim”, përfundoi trajneri i Atleticos. /Telegrafi/