Telegrafi

Simeone JR tregon ditën më të lumtur të jetës së tij

Giovanni Simeone beson se dy golshëshi i shënuar në fitoren 3-1 kundër Juventusit në nëntor e bënë atë ditën më të mirë të jetës së tij.

Skuadra e tij Genoa morën një fitore tronditëse në stadiumin Marassi atë ditë, por cili është sekreti për të shënuar kundër Gianluigi Buffon?

“Nuk e di. Por mund të them se ishte dita më e mirë e jetës sime”, ka thënë Simeone JR për Marca, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Djali i Simeones: T’i shënojmë Juves është në gjakun tonë

21-vjeçari argjentinas është pyetur për ngjashmëritë në mes golin e tij të dytë dhe ai i shënuar nga babai i tij në fitoren 1-0 të Lazios ndaj bardhezinjtë në vitin 2000.

“Goli im i dytë ishte i ngjashëm me golin e babait tim në vitin 2000. Para ndeshjes kundër Juves babai im më tha: Bir, ti patjetër do të shënosh”.

“Ai ishte i sigurt se unë do të shënoj, sepse kemi të njëjtin gjak. Pas ndeshjes folëm në telefon dhe  të dy ende nuk mund ta besojmë atë”, përfundoi djali i trajneri ‘Cholo’ Simeone. /Telegrafi/