Giovanni Simeone, djali i trajnerit të Atletico Madrid, Diego Simeone, ka deklaruar se herët apo vonë babai i tij do të nënshkruaj me Interin.
Raportet e fundit e lidhin trajnerin e Atletico Madridit me një rikthim në San Siro, ku ai kaloi një pjesë të karrierës së tij duke luajtur.
Për të rritur edhe më shumë këto raporte është përkujdesur edhe djali i tij, Giovanni, i cili ka deklaruar se në të ardhmen e sheh ‘El Cholon’ si trajneri të gjigantit italian.
“Mendoj se në një fazë babai im do të nënshkruajë për Interin”, tha Giovanni ‘Cholito’ Simeone për Onda Cero në Spanjë, përcjell Telegrafi.
“Të paktën unë me të vërtetë shpresoj se ai e bën këtë. Ai është i lumtur në Atletico Madrid, nga ajo që unë mund të shoh, por ndoshta në të ardhmen kjo mund të ndodhë”, përfundoi sulmuesi i Genoas.
Diego Simeone se fundi ka shkurtuar kontratën e tij me Atletico Madrid deri në qershor të 2018, e cila është edhe data që do të përfundoj marrëveshja aktuale e Interit me trajnerin Stefano Pioli. /Telegrafi/