Site icon Telegrafi

Simeone iku me vrap dhe pa u përshëndetur pas ndeshjes, por reagimi i Kloppit ishte thjeshtë brilant

Diego Simeone zgjodhi të mos e shtrëngonte dorën e Jurgen Klopp pas fitores së Liverpoolit në Ligën e Kampionëve ndaj Atletico Madrid, me trajnerin e spanjollëve që iku me vrap drejt tunelit të pas përfundimit të ndeshjes.

Liverpooli mori një fitore të madhe 3-2 në Wanda Metropolitano ndaj Atletico Madridit në ndeshjen e tretë të grupeve, duke çuar në 100 për qind serinë e fitoreve.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Antoine Griezmann (20’, 34’) për vendasit dhe Mohamed Salah (8’, 78’) e Naby Keita (13’) për mysafirët.

Lexo po ashtu Salah vazhdon të shkruaj histori, vendos rekord të ri te Liverpooli

Megjithatë, përveç fitores së anglezëve, vëmendjen e ka marrë edhe një gjest i Simeones pas ndeshjes.

Trajneri argjentinas i Atleticos vendosi të mos i shtrëngoj dorën dhe t’i urojë fitoren homologut të tij, Klopp.

Simeone iku me vrap drejt tunelit të stadiumit posa gjyqtari përfundoi ndeshjen, ndërsa reagimi i Kloppit ishte thjesht brilant duke u habitur dhe duke ia ngritur gishtit sikurse gjithçka është në rregull.

Momenti i ikjes së Simeones dhe reagimi i Kloppit është bërë tashmë viral në rrjetet sociale duke u shpërndarë në çdo faqe të sportit. /Telegrafi/

Exit mobile version