Site icon Telegrafi

Simeone: Griezmann mund të bëhet si Messi dhe CR7

Diego Simeone është i bindur se ylli i Atletico Madridit, Antonine Griezmann, do të konsiderohet shpejt si një nga më të mirët e botës.

Griezmann kishte një sezon të shkëlqyer dhe pritet të jetë në garë për Topin e Artë, por Simeone beson se në të ardhmen ai mund të krahasohet vërtet me Ronaldon dhe Messin.

“Griezmann e di se ai është në një ekip të mrekullueshëm që ja do më të mirën atij”.

“Ai është i destinuar që të jetë aty pari me Messin, Ronaldon dhe të tjerët më të mirët e botës”, potencoi Simeone. /Telegrafi/

Exit mobile version