Diego Simene ka folur pas ndeshjes gjysmëfinale ndaj Arsenalit, ku skuadra e tij e fitoi për të kaluar tutje në finale të Ligës së Evropës, ku do ndeshet me Marseillen.
Atletico Madrid ka fituar ndeshjen kthyese ndaj Arsenalit me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e zhvilluar në Wanda Metropolitano.
Kjo fitore dhe kalimi në finale të kësaj gare të madhe evropiane e ka lumturuar trajnerin argjentinas Simeone, i cili ka thënë se skuadra ka bërë historinë.
“Historia është bërë në këtë ndeshje dhe stadiumi duhet të jenë fortesa jonë. Ato janë për aq ndeshje të mëdha dhe fitore të mëdha si kjo”, ka thënë fillimisht Simeone.
“Ndjeja se si ishte atmosfera. Tifozët ishin me ne në çdo hap të rrugës, ata e dinin se i deheshin skuadrës dhe kjo është një nga faqet e para që kemi shkruar në historinë e Metropolitanos”.
“Ne jemi të kënaqur që jemi në finale, kemi dashur të kthehemi në finale që nga e fundit që arritëm”.
“Skuadra u përgjigj aq mirë javën e kaluar, ata vuajtën, [portieri Jan] Oblak kishte një lojë të mrekullueshme – por kjo është ajo që ndodh në këto mbrëmje të mëdha”.
“Ne punuam mirë këtë javë dhe ndjehemi mirë që po shkojmë përpara në këtë mbrëmje”, përfundoi trajneri i Atleticos. /Telegrafi/