Site icon Telegrafi

Simeone: Barça janë ende ekipi më mirë në botë

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone beson se Barcelona janë ende ekipi më i mirë në botë përpara përballjes së La Ligas që zhvillohet sot(diel) në Vicente Calderon.

Simeone e ka cilësuar Barcelonën si ekipin më të mirë në botë, duke deklaruar se do të jetë shumë vështirë përballja e sotme ndaj tyre, pasi ata kanë shumë entuziazëm pas humbjes së Real Madridit ndaj Valencias dhe tani kërkojnë të luftojnë për titullin e La Ligas.

“Ne bëmë presion lart në fushën e tyre në Kupën e Mbretit dhe ata na shënuan dy gola në 20 minuta. Ne e bëmë atë në pjesën e dytë dhe kjo ishte e vlefshme. Barcelona janë ende ekipi më i mirë në botë dhe kjo varet nga ajo që ata duan të bëjnë”, ka thënë Simeone në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Lexo po ashtu Simeone feston ndeshjen e 300-të në bankën e Atleticos

“Tani ata kanë entuziazmin e humbjes së Madridit dhe po luftojnë për Ligën, kështu që nëse [ne mbrojmë] pesë metra përpara ose mbrapa, unë pres më të mirën e Barcelonës”, transmeton Telegrafi.

“Jemi të përqendruar në lojën e Barcelonës dhe jo duke kërkuar përtej saj. Ata janë rivalët e drejtpërdrejtë për vendin e tretë, ose, nëse liga lejon, diçka më të mirë, por është ende shumë herët”, shtoi argjentinasi.

“Është shumë e vështirë për të konkurruar pasi ata kanë bërë shumë gjatë dekadës së fundit. Me Luis Enrique kanë fituar tetë tituj, ata kanë konkurruar në nivelin më të lartë dhe një lojë e keqe si kundër Parisit mund të ndodhë për të gjithë”

Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Atletico Madrid – Barcelona, MSN të paprekshëm

“Ne kishim tre gjysmë ndeshje të jashtëzakonshme kundër tyre [në Copa] dhe që nuk ishte e mjaftueshme, kështu që ata janë më të mirë”, përfundoi trajneri i Atleticos.

Momentalisht, Barcelona renditet e treta me 51 pikë apo një më pak se Reali në vendin e parë, por me një ndeshje më pak për të zhvilluar, ndërsa Atetico në vendin e katërt me 45 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version