Telegrafi

Simeone: Atletico nuk i finalizoi rastet

Diego Simeone (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Diego Simeone e pranon se skuadra e tij, Atletico Madridi, ka dështuar t’i konkretizojë rastet në humbjen 1-0 në Ligën e Kampionëve ndaj Juventusit.

Ndeshja u vendos nga një gol i mrekullueshëm i Paulo Dybalas nga goditja e dënimit nga një kënd “i pamundur”, i cili i siguroi vendin e parë në grup për Bianconerët.

“Ne kemi luajtur kundër një ekipi të shkëlqyeshëm, incidente mund të ndodhin, por ne ende nuk kemi mprehtësi në finalizimin tonë”, ka thënë fillimisht Simeone.

Lexo po ashtu Juve mposht Atleticon dhe siguron vendin e parë në Grupin D

“Ne krijojmë shanse, me mundësi si në pjesën e parë ashtu edhe në pjesën e dytë. Vitolo dhe Alvaro Morata luajtën mirë, Felipe pati një ndeshje të jashtëzakonshme”.

“Është mirë që ne po krijojmë shanset, dhe herët a vonë do të shënojmë gola nëse vazhdojmë ta bëjmë atë. Kërkon durim dhe punë të palodhur”.

Dybala ishte vendimtar në fitoren e Juventusit (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Ne kemi nevojë për më shumë përpjekje për t’i kthyer në gola ato mundësi”.

“Jemi në rrugën e duhur me objektivat e klubit. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për durim”.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Juventus 1-0 Atletico Madrid, Dybala lojtar i ndeshjes

Simeone u pyet se çfarë mendonte për performancën e Juventusit këtë mbrëmje.

“Ju duhet ta pyesni trajnerin e Juventusit, jo mua…”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/