Mbrojtësi i Chelseat, Thiago Silva shpreson të përballet me Milanin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, por pranon se ishte e trishtuar për të parë lojtarët brazilianë të Juventusit të humbnin kundër Rossonerëve.
Mbrojtësi brazilian kaloi tre sezone e gjysmë në Milano para se të transferohej në PSG në vitin 2012.
Ai kurrë nuk është përballur me Rossonerët që atëherë, por shpreson ta bëjë këtë sezonin e ardhshëm.
“Kam menduar për këtë moment që kur u largova nga Milani, kam menduar për kualifikimin e Milanit në Ligën e Kampionëve çdo vit”, ka thënë 36-vjeçari për Sky Sport Italia.
“Këtë sezon jemi afër. Unë pashë ndeshjen kundër Juventusit. Isha pak i trishtuar për lojtarët brazilianë të Juventusit: Danilo, Alex Sandro, Arthur. Edhe për Gigi [Buffon], ne kemi luajtur së bashku në Paris”.
“Por, Milani luajti një lojë të shkëlqyeshme dhe meritoi të fitonte, mendoj se ata meritojnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve. Ata kanë pasur një sezon të shkëlqyeshëm dhe e meritojnë për atë që kanë bërë në gjashtë-shtatë muaj”.
“Unë jam ende një tifoz i Milanit, shpresoj t’i shoh përsëri dhe të kthehem në San Siro, i cili është një stadium i veçantë për mua”, ka shtuar më tej mbrojtësi i The Blues. /Telegrafi/