Milani ka marrë një fitore befasuese 1-0 kundër Barcelonës në International Champions Cup.
Dy gjigantët evropianë u përballen mes vete në Levi’s Stadium të Californis.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi pa gola por me disa raste të mira shënimi, ku u dominua kryesisht nga Barcelona.
El Haddadi i Barcelonës rrezikoi dy herë, ndërsa Malcom ishte i disponuar për lojë ku goditi edhe një shtyllë.
Rastin më të mirë për Milanin në 45 minutat e para e pati Fabio Borini por që goditja e tij u bllokua.
Pjesa e dytë ishte më e tensionuar, ku në minutat 66 dhe 72 pati disa kacafytje mes lojtarëve.
Gjithsesi golin e vetëm në këtë takim e shënoi zëvendësuesi Andre Silva.
Sulmuesi portugez realizoi në minutën e tretë shtesë pasi pranoi një top të mirë në zonë nga Kessie.
Kësisoj dy skuadrat përfundojnë turneun me nga dy humbje dhe me nga një fitore. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=1gtwFwdtxEI