Agjenti i Thiago Silvas ka thënë se lojtari që ai përfaqëson mund të largohet nga Paris Saint-Germain.
Braziliani ka qenë i lidhur me një kthim te Milani, ndërsa ka pasur edhe ofertë të madhe nga një klub kinez.
“Është shumë e rëndësishme për të gjithë që gjërat të qartësohen deri në dhjetor”.
“Nëse Paris Saint-Germain nuk do t’i ofrojë kontratë të re ne do të mendojmë largimin”.
“Thiago është lojtar i dëshmuar në futbollin evropian dhe që tani ka oferta nga tri klube të mëdha evropiane”.
Ai kishte shtruar te PSG në vitin 2012 nga Milan për 42 milionë euro. /Telegrafi/