David Silva pritet që shumë shpejtë të prezantohet si lojtar i Lazios.
Mesfushori spanjoll do të largohet nga Manchester City si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij do skadojë me të përfunduar aventura e skuadrës në Ligën e Kampionëve.
34-vjeçari pritet që të finalizojë marrëveshjen me Lazion në një kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi.
Lazio are going to sign David Silva as a free agent on next days. Last details and then here-we-go for the Spanish midfielder who's going to leave Manchester City.
Lazio are also in advanced talks to sign Vedat Muriqi from Fenerbahçe for €16M. 🔵 @DiMarzio @SkySport #transfers— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 11, 2020
Por, Lazio nuk do të ndalet me kaq, pasi është afër transferimit edhe të Vedat Muriqit nga Fenerbahce.
Skuadra turke ka pranuar shitjen e reprezentuesit të Kosovës, mirëpo presin ofertën e duhur për sulmuesin prizrenas.
Besohe se Lazio do të transferojë Muriqin në shumën e 16 milionë eurove plus bonuset e tjera.
Lazio në këto orë e fundit është futur në garë edhe për portierin Sergio Rico, që është në pronësi të Sevillas, por në huazim te Paris Saint-Germain.
Ai mendohet si zëvendësim për Thomas Strakoshan, gjë që vështirë se do të pranohej nga spanjolli.
/Telergafi/