Telegrafi

‘Silva nuk ka kontakte me Milanin’

Agjenti i mbrojtësit, Thiago Silva thotë se nuk ka pasur asnjë kontakt me Milanin, por as Paris Saint-Germain nuk kanë ofruar ende rinovimin.

Qendërmbrojtësi brazilian la Rossonerët për të kaluar në Ligue 1 në vitin 2012, dhe kontrata e tij në Parc des Princes skadon në fund të sezonit të ardhshëm.

Kjo çoi në spekulime se ai mund të kthehet në San Siro në një marrëveshje me çmim të ulët verën e ardhshme, por përfaqësuesi i tij këmbëngul se nuk ka pasur bisedime mes vete.

Lexo po ashtu Milani dëshiron të bëjë çmendurinë për Kane

“Kur kontrata e një lojtari si Thiago Silva po i afrohet skadimit, është normale që ka spekulime transferimi”, ka thënë Paulo Tonietto për calciomercato.it, transmeton Telegrafi.

“Deri më sot, nuk ka pasur asnjë kontakt me Milanin. Rinovimi? Tani për tani nuk ka asgjë në këtë front”, përfundoi agjenti i mbrojtësit spanjoll. /Telegrafi/