Telegrafi

Silva nuk heq dorë nga futbolli, ky është vendimi i tij

Anëtari i Real Madridit, Lucas Silva, ka njoftuar se nuk do të pensionohet nga futbolli aktiv.

Silva, që dje u raportua se ka dështuar të transferohet te Sporting Lisbona për shkak të problemeve me zemër dhe se për këtë problem do të pensionohet, ka deklaruar se pas testeve të reja ka vendosur të mos pensionohet.

Në Facebook, futbollisti ka njoftuar se do të pushojë për një kohë dhe transferimi i tij tani për tani nuk do të ndodhë.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

“Pas lajmit që po qarkullon në disa media dhe është jo i saktë, dua të njoftoj edhe zyrtarisht dhe kategorikisht që nuk do të pensionohem”, ka shkruar futbollisti në Facebook.