Telegrafi

Silva mohon se do të largohet nga Chelsea: Jam i lumtur këtu

Thiago Silva do të mbetet te Chelsea edhe përkundër zërave të fundit për një largim të mundshëm.

Ditëve të fundit është folur për një rikthim të mundshëm të tij në Brazil te ish-skuadra e tij Fluminese.

Por ka qenë vet qendërmbrojtësi brazilian që ka mohuar këto zëra, duke thënë se është i lumtur te Chelsea dhe se nuk do të largohet.

38-vjeçari ka kontratë me gjigantin anglez deri në verën e vitit 2024.

“Nuk ka asgjë mes meje dhe Fluminense tani. E kam zgjatur kontratën sepse dua të qëndroj te Chelsea”, tha Silva.

“Madje i thashë gruas sime se nuk di asgjë për këto thashetheme për një takim me bordin e Fluminenses. Gjithmonë i kam respektuar kontratat e mia”, u shpreh Thiago Silva për ESPN.

Lexo po ashtu Ylli i madh dëshiron ta shkëpusë kontratën me Chelsean

Qendërmbrojtësi brazilian ka tre vite që është pjesë e londienzëve, kur iu bashkua në verën e vitit 2020 nga PSG si lojtar i lirë.

Këtë edicion braziliani ka zhvilluar 33 ndeshje në të gjitha garat me Chelsean ku ka edhe dy asistime. /Telegrafi/