Site icon Telegrafi

Silva injoron Arsenalin ndërsa emëron kundërshtarin e tij më të vështirë në Ligën Premier

Edhe pse Arsenali e ndoqi nga afër Manchester Cityn në dy sezonet e fundit, Bernardo Silva ende zgjedh Liverpoolin si kundërshtarin më të vështirë të skuadrës së tij në Ligën Premier.

“Unë gjithmonë prirem të shkoj te Liverpooli sepse i respektoj shumë për shkak të asaj se sa të mirë janë dhe sa e vështirë ishte për ne gjatë viteve t’i mposhtnim ata”, deklaroi ai.

“Kështu që lojtarët e Liverpoolit janë gjithmonë më të vështirët, do të thosha”.

Megjithatë, ai e njeh kërcënimin që paraqet Arsenali për titullin e tyre në Ligën Premier.

“E njoh shumë mirë trajnerin e tyre sepse ai ishte këtu me ne, e di sa kërkues dhe sa inteligjent është”, ka shtuar Silva.

“Nëse shikoni skuadrën e tyre, ata janë shumë të rinj dhe, me siguri, janë shumë të uritur për të fituar disa tituj, kështu që pa dyshim se janë konkurrues”.

Rivaliteti mes Arsenalit dhe Man City tashmë po nxehet dhe përplasja e tyre e fundit në Ligën Premier ishte dëshmia më e madhe e kësaj. /Telegrafi/

 

Exit mobile version