Thiago Silva është gati të nënshkruajë kontratë të re me klubin anglez, Chelsean, por jo edhe Antonio Rudiger, i cili nuk është i bindur.
Sipas ekspertit italian të transferimeve Fabrizio Romano, marrëveshja e re e Silvës me Blutë nuk është në dyshim.
Romano shton se braziliani do të zgjasë qëndrimin e tij deri në qershor të vitit 2023, dhe tashmë vetëm formalitetet mungon.
Megjithatë, Antonio Rudiger po rezulton më i vështirë për të rinovuar kontratë me të, me të dy lojtarët që janë jashtë kontratës në muajin qershor.
Gjermani, 28 vjeç, po tërheq shumë interes nga e gjithë Evropa dhe mendimi i tij është të largohet nga Stamford Bridge si lojtar i lirë.
Romano shton se nuk ka pasur asnjë ndryshim në situatën e Rudiger, me negociatat që janë në ngërç dhe Bayern Munich dhe Real Madridin që monitojne situatën. /Telegrafi/