Telegrafi

Silva drejt largimit nga Milani, tri skuadra e duan sulmuesin portugez

Andre Silva. (Photo by Hector Vivas/Getty Images)

Andre Silva është rikthyer te Milani pas një viti huazim te Sevilla.

Sulmuesi portugez e nisi mjaftë mirë aventurën në La Liga, por në pjesën e dytë të sezonit nuk shfaqi ndeshje të mira.

Me fanellën e Sevillës, Silva ka realizuar 11 gola në 37 ndeshje si dhe ka dhënë tre asistime.

Por Sevilla nuk e ka ndërmend ta blej përfundimisht lojtarin dhe menaxheri i tij Jorge Mendes po shikon opsione të tjera.

Andre Silva. (Photo by Octavio Passos/Getty Images)

Silva mund të rikthehet përsëri në La Liga, pasi Valencia po e dëshiron transferimin e tij.

Megjithatë e ardhmja e tij besohet se do të jetë në Ligën Premier ku ka dy oferta të rëndësishme.

Wolverhampton Wanderers dhe Southampton janë dy skuadrat që janë gati ta transferojnë yllin portugez.

Milani është pajtuar me shitjen e tij dhe po pret një ofertë që kalon shifrën 20 milionë euro. /Telegrafi/