Kandidatja për presidente nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Gordana Siljanovska gjatë takimit me qytetarë në Sopishte tha se këtë që po bën Zoran Zaev, do ta ballafaqojë me shkencën dhe se nuk ka as shenja të demokracisë.
“Po shikoj tani disa analiza për Ballkanin Perëndimor, nëse funksionon ose jo demokracia në këto disa vite dhe pa përjashtuar edhe Maqedoninë thuhet se nuk ka as shenja të demokracisë, se autoritarizmi është i fortë. Në Maqedoni, autoritarizmi e ka emrin Zaevizëm por kjo s’do të thotë se koncentrim vetëm në pushtet në një njeri në një grup, por do të thotë më shumë. Do të thotë më herët dikush e ka shfuqizua ndarjen e pushtetit që është e garantuar me Kushtetutë, pushtetin ekzekutiv dhe gjyqësor”, tha Siljanovska.
Ajo tha se ndarja e pushtetit ekzekutiv, gjyqësor dhe ligjvënës, nuk është e rastësishme, por përkundrazi përfaqëson një bashkim, siç tha ajo, frenues që mos të përzihen këto tri pushtete./Telegrafi/