Site icon Telegrafi

Sikurse SHBA, edhe Gjermania e do një përfaqësues të posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi

Angela Merkel dhe Emmanuel Macron, janë pro kthimit në tavolinë të bisedimeve dhe pajtimit, Kosovë – Serbi.

Njerëz të afërt të kancelares gjermane, Merkel dhe presidentit francez, Macron, siç i është konfirmuar klankosovës nga Berlini, kanë nisur bisedat për kapitullin e ri të këtij procesi.

Dyshja kryesore e Evropës do t’i shkojnë prapa Amerikës, për ta emëruar një të dërguar të posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi, disa javë pasi Uashingtoni e bëri Mathew Palmer, emisar special për Ballkanin Perëndimor.

Pala gjermane ka interes që kjo pozitë t’u takojë atyre sipas mundësive dhe emërimit të bëhet i ditur pas zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë.

Ndërkaq, javë më parë, përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Mathhew Palmer, ka deklaruar se është i bindur se mund të arrihet një marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe që SHBA-ja do ta mbështes një qeveri të Kosovës, e cila është  e përkushtuar për dialog.

“Ideale do të ishte që kjo të jetë në bazë të njohjes së ndërsjellë. Vetëm pasi të dy palët të kthehen në tryezën e bisedimeve, ne do të jemi atje si partnerë në kërkim të një marrëveshje që do të jetë e pranueshme për të gjithë, e qëndrueshme dhe e drejtë dhe që do të ndihmojë Serbinë në rrugën e saj drejt BE-së”, tha ai.

Exit mobile version