Ish-trajneri i Liverpoolit, Rafa Benitez, ka zbuluar një fakt mjaftë interesant para ndeshjes mes Newcastle United dhe Manchester Cityt.
Tekniku spanjoll ka folur për sulmuesin kryesor të Citizens, Sergio Aguero, duke thënë se sa ishte ai pjesë e Reds mund të transferonte argjentinasin, por oferta nga Independiente ishte shumë e madhe.
“Kur isha pjesë e Liverpoolit ata na ofruan një lojtar të ri, për një shumë të madhe parash, kështu që ai nënshkroi me Atletico Madridin”.
“Ne ishin të vetëdijshëm për cilësinë e tij pasi e kemi vëzhguar vazhdimisht dhe e dinim se ishte një lojtar shumë i mirë”, ka thënë Benitez.
Aguero ka shënuar këtë sezon 21 gola në Ligën Premier. /Telegrafi/