Telegrafi

Sikur të ishin dy motra: Rita Ora me nënën (Foto)

Rita Ora ka zbuluar saktësisht se prej kujt i ka marr tiparet e përsosura të bukurisë gjatë shkuarjes për ta shikuar filmin ‘Fifty Shades of Darker’.

Ajo, sikur të ishin dy motra, ka shkuar me të ëmën Vera Sahatçiu në një prej kinemave të Londrës, shkruan The Sun.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Rita Orës

Kësaj radhe vëmendjen e mediave britanike e mori nëna e këngëtares Vera, e cila nuk dukej se mbi supe bart 50 vjet, transmeton Telegrafi.

Të dyja ishin të veshur në mënyrë të përshtatshme për temperaturat e ftohta, ku Rita dukej elegante në një bluzë të bardhë dhe pantallona gjer në këmbë.

Ndërkohë, psikiatrja Vera kishte veshur një palë pantallona të gjatë ngjyrë të zezë ndërsa sipër krahëve kishte pallto të bardhë.

Kujtojmë se kënga “Kiss Me” e Rita Orës është kolonë zanore në filmin “Fifty Shades Darker”.

Këngëtarja shqiptare poashtu është edhe aktore në film me rolin e Mia Grey. /Telegrafi/