Sipas zyrtarëve amerikanë, aeroplanë të ushtrisë amerikane janë duke shoqëruar fluturaken brenda të cilës gjendet presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili është nisur për në Washington për një vizitë zyrtare.
Shtetet e Bashkuara janë përfshirë në ofrimin e sigurisë të Zelenskyt, gjatë udhëtimit të tij të parë jashtë vendit që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, transmeton Telegrafi.
E pasi që Zelensky pranoi ftesën e Bidenit, dy palët aranzhuan një takim dhe për pak orë presidenti ukrainas pritet të zbret në Washington.
Zelensky pas takimit me presidentin amerikan Joe Biden në Washington, Zelensky do të vazhdojë vizitën e tij drejt Kongresit amerikan, duke qëndruar atje për një fjalim disa minutësh para ligjvënësve amerikanë.
Disa orë më parë ai është filmuar duke udhëtuar me tren deri në Poloni, nga ku vazhdoi rrugëtimin e tij me aeroplan për në Shtetet e Bashkuara.
Videoja e siguruar nga CNN, shfaq Zelenskyn duke arritur me tren në Przemysl në afërsi të kufirit Poloni-Ukrainë. Ai është shoqëruar për në SHBA nga ambasadorja amerikane në Ukrainë, Brigdet Ann Brink. /Telegrafi/