Telegrafi

Sigal Prishtina mposht Golden Eagle Yllin në udhëtim

Me dy pikë epërsi (84-86), Sigal Prishtina ka fituar si mysafir i Golden Eagle Yllit, në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.

Nikoqirët e nisën në mënyrë fantastike takimin duke i shënuar dhjetë pikë më shumë se mysafirët (31:21) në çerekun e parë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Sigal Prishtinën

Mirëpo, në dhjetëminutëshin e dytë, kryeqytetasit përmbysën gjithçka (17:29) për ta kthyer epërsinë në favor të tyre.

Dy pikë më shumë (17:19) bardhekaltrit i shënuan në çerekun e tretë, derisa me rezultat të ngjashëm vendasit e fituan çerekun e katërt (19:17), porse epërsia ishte në favor të skuadrës nga kryeqyteti.

Sigal Prishtina vazhdon të jetë lider i pakontestueshëm, me 25 fitore dhe vetëm një humbje, ndërsa në vend të dytë ndodhet Bashkimi me 21 fitore dhe pesë humbje.

Golden Eagle Ylli mban vendin e katërt në tabelë dhe është në rivalitet me Rahovecin se në cilën pozitë do të përfundojë për ‘play-off’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Golden Eagle Yllin

Nëse skuadrat mbesin me pikë të barabarta, atëherë pozita më e lartë do t’i takojë Rahovecit. /Telegrafi/