Telegrafi

“Sicko” nga Tayna për vetëm një ditë arrin një milion klikime në YouTube

Ditë më parë solli projektin e ri muzikor, ndërsa edhe këtë herë e shoqëroi me një videoklip mjaft të veçantë.

Fjala është për reperen Doruntina Shala – Tayna, e cila para dy ditëve lansoi këngën e re “Sicko”, projekt ky që u mirëprit mjaft nga publiku.

Dhe vetëm për një kohë të shkurtër, kjo këngë në kanalin zyrtar, YouTube, kaloi shifrën e një milion klikimeve.

Këtij suksesi natyrisht se i është gëzuar artistja shqiptare, teksa së fundmi publikoi një video atraktive gjatë xhirimeve të klipit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tayna

Videoja në fjalë e shfaq këngëtaren nga Prizreni shumë tërheqëse dhe me këtë ka vendosur të falenderojë publikun për një milion klikime.

“1 milion”, ka shkruar ajo krahas videos, në të cilën pranoi një numër të madh të komenteve rreth kësaj video muzikore.

Përveç Taynës, pjesë e këngës është edhe këngëtari Lindon Berisha, i cili sjellë një zë mjaft karakteristik dhe shumë të pëlqyer.

Ndryshe, Doruntina edhe këtë vit mori vëmendjen e mediave rozë me projektet dhe koncertet e shumta muzikore anë e mbanë trojeve shqiptare. /Telegrafi/