Site icon Telegrafi

Si votuan nga Kosova dhe Shqipëria për çmimin “The Best” të FIFA-s

Robert Lewandowski arriti të mposht Lionel Messin dhe Mohamed Salahun për çmimin “The Best” që dhurohet nga FIFA.

Sulmuesi polak e pranoi zyrtarisht çmimin të hëna mbrëma (sot) nga shtëpia e futbollit botëror, e që votat u dhanë nga kapitenë, trajnerë të përfaqësuesve.

Por, si votuan Etrit Berisha dhe Edoardo Reja nga Shqipëria dhe Samir Ujkani e Primoz Gliha nga Kosova?

Foto: Vota e Primoz Gliha, trajnerit të Kosovës

Trajneri i përkohshëm i Dardanëve votën maksimale e kishte për Lewandowskin, e pas tij i renditi Karim Benzeman dhe Jorginhon.

Për dallim nga Gliha, Ujkani po ashtu e kishte polakun në vend të parë, mirëpo votoi më pas për Salahun dhe Messin.

Foto: Vota e Samir Ujkanit, kapitenit të Kosovës

Reja ia dha pikë maksimale bashkëkombasit të tij, Jorginho, e më pas erdhën Lewandowski e Messi.

Berisha si kapiten i Shqipërisë votoi për Messin, e më pas për ploakun dhe Erling Haalandin. /Telegrafi/

Foto: Vota e Etrit Berishë, kapitenit të Shqipërisë

 

Foto: Vota e Edoardo Reja/ trajnerit të Shqipërisë
Exit mobile version