Site icon Telegrafi

Si vlerësohet në Kosovë samiti i Berlinit

Kosova nuk i beson krejtësisht BE për dialogun me Serbinë, kërkon përfshirje të SHBA-së në proces. Për presidentin e Kosovës, perspektiva e premtuar e BE-së për Kosovën është vetëm një “frazë”, por jo diçka konkrete.

Dy udhëheqësit më të lartë të Kosovës që morën pjesë në takimin e Berlinit, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, nuk duken shumë të kënaqur nga takimi dhe ajo që u arrit në samitin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, që u mbajt nën drejtimin e kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Të dy udhëheqësit kosovarë thanë se akoma nuk ka një unitet evropian dhe veprime konkrete për Ballkanin Perëndimor. Një pjesë të mirë të kohës gjatë diskutimeve në Berlin e mori çështja e dialogut Kosovë-Serbi, ku nga konkluzionet e Samitit u tha se Kosova dhe Serbia janë dakorduar për vazhdimin e dialogut, ndërsa Kosovës i është kërkuar që ta heqë taksën ndaj mallrave e serbe. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se “qëllimi i Serbisë është që në veri të Kosovës të formohet një asociacion, i ngjashëm me modelin e Republikës Serbe”.

“Serbia ia ka pamundësuar Kosovës që të zbatojë në praktikë marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, në përputhje në Marrëveshjen e Brukselit të viti 2013 dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. E ritheksoj edhe njëherë, se nuk do të ketë asnjë lloj asociacioni që mund të ketë ndonjë element ekzekutiv. Qëllimi i qartë i Serbisë me këtë angazhim është që në pjesën veriore të Kosovës të themelohet një Asociacion i komunave serbe me kompetenca ekzekutive, i njëjtë me modelin e Republikës Serbe. Një gjë e tillë nuk do të lejojmë që të ndodhë”, tha presidenti Thaçi në një konferencë për medie.

Ai ishte kritik ndaj Bashkimit Evropian, duke theksuar se “perspektiva evropiane e Kosovës është vetëm “frazë””, pasi që sipas tij, “Bashkimi Evropian nuk ka bërë asgjë konkrete në këtë drejtim”. Bashkimi Evropian e ka mashtruar Kosovën përsa i përket liberalizimit të vizave”, tha Presidenti Thaçi.

“Ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi ka qenë kriteri i fundit për liberalizimin e vizave. Mirëpo, e kam theksuar edhe në takim se realiteti i sotëm dëshmon se ky kriter, ka qenë vetëm një mashtrim dhe asgjë më tepër, apo një premtim mashtrues”, tha Presidenti Thaçi, duke rikujtuar se “qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor, të cilët i nënshtrohen regjimit të vizave për të lëvizur në zonën Shengen”.

Haradinaj: Thaçi dhe Rama më shumë bënin presion të dy me e heqë taksën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nga ana e tij, tha se në Berlin është përballur me presion të madh për ta hequr taksën ndaj mallrave serbe. Madje siç tha kryeministri “presion për ta hequr taksën ka pasur edhe nga vetë Presidenti i Kosovës dhe kryeministri i Shqipërisë”, ndonëse këta dy të fundit nuk e thanë një gjë të tillë.

“Edhe në Berlin, u përsërit ajo që më ka ndodhë edhe në të kaluarën. Isha krejtësisht i vetëm në një qëndrim. Ishte shumë vështirë. Edhe presidenti Thaçi, edhe kryeministri Edi Rama më shumë bënin presion të dy me e heqë taksën, sesa shtetet e tjera. Të gjithë insistonin që me respektu qëndrimin e kancelares Merkel dhe presidentit Macronit, që ky është një shans i mirë për Kosovën e që nuk duhet me e humbë. Një insistim direkt i pandalshëm. Në një gjuhë që ishte në anglisht, që e merrnin vesh, edhe kancelarja edhe presidenti Macron”, tha Haradinaj në një intervistë për një televizion lokal në Kosovë. Ai tha se megjithë këtë presion ka insistuar se vendimi për taksën qe i detytuar, pasi Serbia e ka luftuar Kosovën në çfarëdo forme, shkruan DW.

“Unë u kam thënë që ai vendim është marrë nga zori. Serbia ka marrë vendime agresive ndaj nesh, që kanë rrezikuar sigurinë nacionale tonën. Ky vendim hiqet në rast të një marrëveshje për njohje. Nëse përgatitet një marrëveshje për njohje dhe nënshkruhet mund ta suspendojmë. Por, jo për një proces të dialogut që mund të devijojë”, tha Ramush Haradinaj.

Kosova nuk i beson krejtësisht BE për dialogun me Serbinë, kërkon përfshirje të SHBA-së në proces. Për presidentin e Kosovës, perspektiva e premtuar e BE-së për Kosovën është vetëm një “frazë”, por jo diçka konkrete.

Dy udhëheqësit më të lartë të Kosovës që morën pjesë në takimin e Berlinit, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, nuk duken shumë të kënaqur nga takimi dhe ajo që u arrit në samitin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, që u mbajt nën drejtimin e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit të Francës Emmanuel Macron.

Të dy udhëheqësit kosovarë thanë se akoma nuk ka një unitet evropian dhe veprime konkrete për Ballkanin Perëndimor. Një pjesë të mirë të kohës gjatë diskutimeve në Berlin e mori çështja e dialogut Kosovë-Serbi, ku nga konkluzionet e Samitit u tha se Kosova dhe Serbia janë dakorduar për vazhdimin e dialogut, ndërsa Kosovës i është kërkuar që ta heqë taksën ndaj mallrave e serbe. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se “qëllimi i Serbisë është që në veri të Kosovës të formohet një asociacion, i ngjashëm me modelin e Republikës Serbe”.

“Serbia ia ka pamundësuar Kosovës që të zbatojë në praktikë marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, në përputhje në Marrëveshjen e Brukselit të viti 2013 dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. E ritheksoj edhe njëherë, se nuk do të ketë asnjë lloj asociacioni që mund të ketë ndonjë element ekzekutiv. Qëllimi i qartë i Serbisë me këtë angazhim është që në pjesën veriore të Kosovës të themelohet një Asociacion i komunave serbe me kompetenca ekzekutive, i njëjtë me modelin e Republikës Serbe. Një gjë e tillë nuk do të lejojmë që të ndodhë”, tha presidenti Thaçi në një konferencë për medie.

Ai ishte kritik ndaj Bashkimit Evropian, duke theksuar se “perspektiva evropiane e Kosovës është vetëm “frazë””, pasi që sipas tij, “Bashkimi Evropian nuk ka bërë asgjë konkrete në këtë drejtim”. Bashkimi Evropian e ka mashtruar Kosovën përsa i përket liberalizimit të vizave”, tha Presidenti Thaçi.

“Ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi ka qenë kriteri i fundit për liberalizimin e vizave. Mirëpo, e kam theksuar edhe në takim se realiteti i sotëm dëshmon se ky kriter, ka qenë vetëm një mashtrim dhe asgjë më tepër, apo një premtim mashtrues”, tha Presidenti Thaçi, duke rikujtuar se “qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor, të cilët i nënshtrohen regjimit të vizave për të lëvizur në zonën Shengen”.

Haradinaj: Thaçi dhe Rama më shumë bënin presion të dy me e heqë taksën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nga ana e tij, tha se në Berlin është përballur me presion të madh për ta hequr taksën ndaj mallrave serbe. Madje siç tha kryeministri “presion për ta hequr taksën ka pasur edhe nga vetë Presidenti i Kosovës dhe kryeministri i Shqipërisë”, ndonëse këta dy të fundit nuk e thanë një gjë të tillë.

“Edhe në Berlin, u përsërit ajo që më ka ndodhë edhe në të kaluarën. Isha krejtësisht i vetëm në një qëndrim. Ishte shumë vështirë. Edhe presidenti Thaçi, edhe kryeministri Edi Rama më shumë bënin presion të dy me e heqë taksën, sesa shtetet e tjera. Të gjithë insistonin që me respektu qëndrimin e kancelares Merkel dhe presidentit Macronit, që ky është një shans i mirë për Kosovën e që nuk duhet me e humbë. Një insistim direkt i pandalshëm. Në një gjuhë që ishte në anglisht, që e merrnin vesh, edhe kancelarja edhe presidenti Macron”, tha Haradinaj në një intervistë për një televizion lokal në Kosovë. Ai tha se megjithë këtë presion ka insistuar se vendimi për taksën qe i detytuar, pasi Serbia e ka luftuar Kosovën në çfarëdo forme, shkruan DW.

“Unë u kam thënë që ai vendim është marrë nga zori. Serbia ka marrë vendime agresive ndaj nesh, që kanë rrezikuar sigurinë nacionale tonën. Ky vendim hiqet në rast të një marrëveshje për njohje. Nëse përgatitet një marrëveshje për njohje dhe nënshkruhet mund ta suspendojmë. Por, jo për një proces të dialogut që mund të devijojë”, tha Ramush Haradinaj.

LDK kundër përçarjes

Edhe Beogradi zyrtar nuk e cilësoi ndonjë të arritur të madhe Samitin e Berlinit. Për ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiç, “suksesi më i madh i takimit në Berlin do të kishte qenë nëse Prishtinën do ta kishin bindur që ta tërhiqte vendimin e paarsyeshëm për taksën ndaj mallrave serbe”. Ivica Daçiçi tha se “Prishtina nuk dëshiron që të ketë dialog, por vetëm njohje të pavarësisë së Kosovës”. E sipas tij, “njohja e Kosovës me kufijtë aktualë është mision i pamundur”.

Nga ana tjetër, vlerësimin për Samitin e Berlinit e bëri edhe partia më e madhe opozitare në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), duke thënë se e “çmon lart përkushtimin e Gjermanisë dhe të Francës për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kuadrin e BE-së”, por duke mos harruar sipas kësaj partie se “Kosova ka miqësi speciale dhe të përhershme me SHBA-të.”

“Orientimi properëndimor i Kosovës është thelbësor për forcimin e mëtejmë të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë. LDK-ja shpreh shqetësimin e thellë për qëndrimin jounik të përfaqësuesve të Kosovës në Samitin e Berlinit. Ky qëndrim jounik reflekton joseriozitet dhe është në dëm të interesit të vendit tonë”, thuhet në një deklaratë të kësaj partie. Më tej partia më e madhe opozitare LDK e vlerëson lart kërkesën që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës, duke rikujtuar që “sovraniteti i Republikës së Kosovës, kufijtë e saj dhe karakteri unitar i shtetit janë të paprekshëm”.

Analistët politikë nga ana e tyre mendojnë se qëllimi i Samitit të Berlinit ishte që Bashkimi Evropian dëshiron të dërgojë sinjale që ta largojë ndikimin e SHBA-së, por sidomos të Rusisë nga rajoni. Armend Muja, analist politik thotë se “perspektiva e integrimit të Ballkanit Perëndimor mbetet teorikisht e hapur por praktikisht e padëshiruar.”

Çfarë do të thotë kjo për Kosovën?

“BE nuk është i gatshëm të tolerojë qëndrimet për korrigjim të kufijve, dëshiron rihapje të dialogut me perspektiven e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbise dhe themelimit të Asociacionit. BE nuk dëshiron zgjidhje të shpejta, por diskutime të ngadalshme të ndërlidhura me perspektivën e integrimit ne BE”, shkruan Armend Muja.

Sipas analistit Muja, “BE nuk ka unitet të brendshëm dhe do të ketë vështirësi për të rimëkëmbur pozicionin e tij në raportet me shtetet e treta”.

“Kjo sepse brenda BE-së janë krijuar dy boshte: francez-gjerman dhe italian-polak. Emmanuel Macron është lideri me popullaritetin më të ulët në historinë 30 vjeçare të Francës e Angela Merkel është në perëndim e sipër. Në anën tjetër, SHBA është me potente se asnjëherë këto 20 vitet e fundit. Përpos që është një mike për shqiptarët, gëzon influencë të madhe edhe brenda BE-se”, shkruan Armend Muja. Prandaj sipas tij, Rusia nga ana tjetër ende mbetet aktore me ndikim në Serbi dhe Ballkan.

Sidoqoftë, takimi i radhës për Ballkanin Perëndimor, vazhdimësi e Samitit të Berlinit do të ndodhë më 1 korrik në Paris me ftesë të Presidentit francez Emmanuel Macron. Aty vëmendje të veçantë do të ketë sërish dialogu Kosovë-Serbi. E samiti i Berlinit sipas ministrit të Jashtëm kosovar Behxhet Pacolli, “do të shënohët në historinë e shtetndërtimit të Kosovës”, ndërsa, takimi i ardhshëm i Parisit, si rrjedhojë e takimit të Berlinit sipas tij, “do të sqarojë shumëçka në dobi të paqes në Ballkan”.

Edhe Beogradi zyrtar nuk e cilësoi ndonjë të arritur të madhe Samitin e Berlinit. Për ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiç, “suksesi më i madh i takimit në Berlin do të kishte qenë nëse Prishtinën do ta kishin bindur që ta tërhiqte vendimin e paarsyeshëm për taksën ndaj mallrave serbe”. Ivica Daçiçi tha se “Prishtina nuk dëshiron që të ketë dialog, por vetëm njohje të pavarësisë së Kosovës”. E sipas tij, “njohja e Kosovës me kufijtë aktualë është mision i pamundur”.

Nga ana tjetër, vlerësimin për Samitin e Berlinit e bëri edhe partia më e madhe opozitare në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), duke thënë se e “çmon lart përkushtimin e Gjermanisë dhe të Francës për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kuadrin e BE-së”, por duke mos harruar sipas kësaj partie se “Kosova ka miqësi speciale dhe të përhershme me SHBA-të.”

“Orientimi properëndimor i Kosovës është thelbësor për forcimin e mëtejmë të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë. LDK-ja shpreh shqetësimin e thellë për qëndrimin jounik të përfaqësuesve të Kosovës në Samitin e Berlinit. Ky qëndrim jounik reflekton joseriozitet dhe është në dëm të interesit të vendit tonë”, thuhet në një deklaratë të kësaj partie. Më tej partia më e madhe opozitare LDK e vlerëson lart kërkesën që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës, duke rikujtuar që “sovraniteti i Republikës së Kosovës, kufijtë e saj dhe karakteri unitar i shtetit janë të paprekshëm”.

Analistët politikë nga ana e tyre mendojnë se qëllimi i Samitit të Berlinit ishte që Bashkimi Evropian dëshiron të dërgojë sinjale që ta largojë ndikimin e SHBA-së, por sidomos të Rusisë nga rajoni. Armend Muja, analist politik thotë se “perspektiva e integrimit të Ballkanit Perëndimor mbetet teorikisht e hapur por praktikisht e padëshiruar.” /DW/

 

Exit mobile version