Telegrafi

Si u tregoi Bruce Jenner vajzave se po bëhet femër? (Foto)

Bruce Jenner kishte ftuar një tubim familjar në të cilin ua kishte zbuluar sekretin vajzave të tij, Kendall, Kylie, Kourtney, Khloe dhe Kim Kardashian.

Kamerat e televizionit E! ishin aty për ta xhiruar momentin, i cili do të shfaqet në epizodin e ardhshëm të reality-shout “Keeping Up With The Kardashians” që transmeton më 15 mars.

Us Weekly shkruan se Bruce, 65-vjeçar, ishte i vetëdijshëm se ato e kishin kuptuar transformimin e tij në femër, për të cilën mediat kishin folur për javë të tëra.

“Ai e filloi bisedën fjalë për fjalë, ‘Hey, njerëz, po bëhem femër, por jam i sigurt se ju mbase e keni kuptuar këtë’”, ka thënë burimi për revistën në fjalë, transmeton Telegrafi.

Bruce qysh më herët kishte filluar transformimin, duke lyer thonjtë dhe rritur flokët, ndërsa më pas ai kishte bërë edhe gjashtë ndërhyrje kirurgjike në fytyrë.

“Kishte aq shumë spekulime dhe ato të gjitha ishin të interesuar për të vërtetën. Bruce duhej t’ua thoshte atyre”, ka shtuar burim për Us Weekly.  /Telegrafi/