Chelsea është akuzuar se ka thumbuar Arsenalin pasi shiti Jorginhon te rivalët e tyre të Londrës veriore në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Mesfushori italian kaloi nga “Stamford Bridge” në “Emirates” në një marrëveshje me vlerë rreth 15 milionë euro.
Kontrata e tij me Chelsean do të skadonte në verë, por ai ka nënshkruar një marrëveshje 18-mujore me opsionin e një viti tjetër në skuadrën e Mikel Artetas.
Jorginho sigurisht që nuk është lojtari i parë që luan për dy skuadrat me lojtarë si, Petr Cech, David Luiz, Willian, Olivier Giroud dhe Pierre-Emerick Aubameyang ndër të tjerë që ishin në dy kampet.
Por, kjo nuk do të thotë se rivaliteti mes dyshes është zvogëluar.
Kjo mund të shihet në deklaratën e Chelseat pasi Jorginho iu bashkua zyrtarisht Arsenalit të martën.
Blutë shkruan një mesazh falënderimi për një lojtar që kishte luajtur për Chelsea për katër vjet e gjysmë.
Megjithatë, ata thjesht nuk mund t’i rezistonin një thumbimi ndaj Arsenalit.
Në paragrafin e dytë, deklarata thoshte: “Shumë nga paraqitjet më të mira të Jorginhos erdhën në garat evropiane. Ai luajti në Baku në fund të sezonit të tij të parë, kur mposhtëm Arsenalin 4-1, dhe mesfushori luajti një rol kyç në rrugën drejt fitimit të Ligës së Kampionëve në vitin 2021, duke filluar të gjitha ndeshjet, përveç njërës nga ndeshjet tona me eliminim, pasi pranuam vetëm dy herë dhe eliminuam Manchester Cityn në finalen e Portos”.
Ky paragraf është thumbues për Topçinjtë, duke ditur se Jorginho ishte pjesë vitale e asaj ndeshje. /Telegrafi/