Telegrafi

Si do të rreshtohej Arsenali në sezonin e ri nëse realizon transferimet mbi 200 milionë euro

Arsenali është i vendosur për një afat masiv transferimi pasi synon të zvogëlojë hendekun me fituesin e Ligës Premier, Manchester Cityn.

Janë katër pozicione që synohen kryesisht nga trajneri i Topçinjve, Mikel Arteta, me një mbrojtës të ri të djathtë, sulmues dhe dy mesfushorë ndërsa caku kryesor është kapiteni i West Ham United, Declan Rice.

Arsenali thuhet se është i gatshëm të thyejë rekordin e tyre të transferimit për të paguar 100 milionë euro për mesfushorin, duke i ofruar atij 350 mijë euro në javë.

Lexo po ashtu Havertz do t’i kryej testet mjekësore këtë fundjavë, ka zgjedhur edhe numrin te Arsenali

Klubi londinez ka rënë dakord për një marrëveshje prej 70 milionë eurosh për yllin e Chelseat, Kai Havertz dhe gjithashtu do të ofrojë 45 milionë euro për të transferuar mesfushorin e Southampton, Romeo Lavia. Arsenali gjithashtu ka paraqitur një ofertë për mbrojtësin e Ajaxit, Jurrien Timber, i cili kishte qenë objektivi kryesor i transferimit për trajnerin e Manchester United, Erik ten Hag.

Lëvizjet për Rice dhe Lavia do të vepronin si zëvendësues de facto të drejtpërdrejtë për Thomas Partey dhe Granit Xhaka. Mirror Football zbuloi se Partey po ka zgjuar interesim tek klubet nga Italia dhe tani edhe nga Arabia Saudite, ndërsa Xhaka ka një marrëveshje për t’u bashkuar me skuadrën e Bundesligës, Bayer Leverkusen.

Lexo po ashtu Arsenali vendos në shitje tre yje për të financuar blerjen e Rice

Më shumë tarifa transferimi mund të rriten dhe hapësira në buxhetin e pagave të Arsenalit mund të pastrohet nga Cedric Soares, Rob Holding dhe Kieran Tierney që janë ndër ata që mund të largohen këtë verë.

Formacioni i ri i Arsenalit nëse realizohen blerjet e lartë cekura: Ramsdale; Timber, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Lavia, Rice; Saka, Odegaard, Havertz; Jesus. /Telegrafi/